Bashkimi Europian propozoi sot ndalimin e përdorimit të plastikës, dhe kërkoi që shumica e shisheve plastike të mblidhen deri në vitin 2025. Paketa e propozimeve është pjesë e një përpjekjeje në rritje të BE për të shpërbërë mbetjet plastike. Propozimi bën thirrje për ndalimin e kunjave plastik me pambuk për veshët, lugët, pirunjët, thikat pjatat plastike,etj. Këto sende duhet të zëvëndësohen me materiale tjera, sipas planit që duhet të miratohet nga 28 vendet anëtarë të BE.