Te premten, Bashkimi Evropian do të nisë vendosjen e tarifave hakmarrëse ndaj eksporteve të SHBA. Ky veprim vjen pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump imponoi tarifa të larta për çelikun dhe aluminin më herët gjatë këtij muaji. Eksportet amerikane, të tilla si xhinset, motoçikletat dhe uiski burbon, do të jenë në shënjestër, konfirmoi komisionerja e tregtisë Cecilia Malmstrom. Ndërkaq , Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa edhe mbi mallrat kineze, nëse Kina “refuzon të ndryshojë praktikat e saj”.