Bota

BE: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, në dorën e palëve!

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve. Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet. Por, zyrtarët e Kosovës e kritikuan Bashkimin Evropian për, favorizim të temave që janë përparësi për Beogradin siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.