Bashkimi Evropian vendosi një ditë më parë që të zgjasë edhe me një vit sanksionet e vendosura ndaj regjimit të Bashar al Assad-it. Në deklaratën nga Këshilli i BE-së u bë e ditur se masat kufizuese ndaj regjimit sirian janë zgjatur deri më 1 qershor të vitit 2019. Nga BE-ja thuhet se vendimi për zgjatjen e masave kufizuese është marrë për shkak të shtypjeve të regjimit ndaj popullit civil, ndërsa janë përditësuar edhe institucionet dhe personat në listën e sanksioneve.