Showbiz

Bebe Rexha bën paqe me babain e saj

Herën e fundit që dëgjuam për Bebe Rexhën dhe marrëdhënien e saj me babain ishte kur ata debatuan ashpër sa i përket klipit të fundit të këngëtares.

Flamur Rexha i shkroi vajzës së saj se u ndje i turpëruar pasi pa klipin e “Last Hurrah” ku kishte shumë skena puthjesh e jo vetëm. Ai u shpreh se i vinte turp nga vajza e saj dhe se ajo duhet të ndalojë të publikuari ‘pornografi’.

Këtë bisedë Bebe nuk ngurroi duke e postuar në platformat e saj sociale ndërkohë që me babain nuk fliste më.

Mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe ata kanë sqaruar gjithçka. Këngëtarja ka postuar një video me filtrat argëtuese të Snapchat ku shfaqet së bashku me babain e saj.