Mesa duket paska patur një arsye përse Bebe Rexha refuzoi të performojë në festivalin “Sunny Hill”. Ajo është e zënë me lançimin e projektit më t ri muzikor të saj në bashkëpunim me Jack Jones.
Ditën e kaluar këngëtarja me origjinë shqiptare konfuzoi fansat e saj pasi publikoi një sërë fotosh dhe videosh e veshur si një nuse.
Shumë prej fansave të saj menduan se ajo ishte martuar në fshehtësi pasi Bebe gjithmonë ka folur për faktin se dëshiron të lidhë kurorë dhe të krijojë familje shumë shpejt.
Të shumtë gjithashtu ishin edhe ata që zbuluan se nuk bëhen fjalë për dasmën e saj por për një prurje muzikore e cila do të publikohet së shpejti.