Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha ashtu siç premtoi është nisur për në Shqipëri për të sjellë donacionet e mbledhura që kanë kapur shifrën prej 87 mijë dollarësh.
Me anë të disa postimeve në Insta Story 31-vjeçarja tha se do të vinte personalisht në Shqipëri që të sigurohej që këto para të shkojnë në vendin e duhur dhe në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Me këto para artistja u shpreh se mund të ndërtojë 1 apo 2 shtëpi ose të kontribuojë në në atë çfarë është më urgjente në zonat e prekura më shumë nga tërmeti.
Bebe gjithashtu kishte mbushur edhe disa valixhe plot me ëmbëlsira për fëmijët e vegjël në mënyrë që tu kthejë buzëqeshjen sado pak.