Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Belgjikë. Në Liezh, një person që thërriti Allahu Akbar vrau sot dy policë dhe një kalimtar, ndërsa dy persona u plagosën. Para se të vritej, agresori mbajti peng dhe një grua, e cila shpëtoi pa lëndime. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga Prokuroria Belge kundër Terrorizmit.