Jude Bellingham u shfaq në lot pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë gjatë ndeshjes së La Ligës me Rayo Vallecano.
Mesfushori anglez, 22 vjeç, u zëvendësua në pjesën e parë nga Brahim Diaz, pasi u bë menjëherë e qartë se loja e tij kishte përfunduar. Ai u pa duke kapur pjesën e pasme të këmbës dhe duke fshirë lotët, ndërsa britaniku lëshonte britma nga dhimbja.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka arsye të shqetësohet për gjendjen e Bellingham, pasi dëmtimi mund ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e tij në Botërorin që nis në qershor. Anglia do të përballet me Kroacinë, Ghanën dhe Panamën në fazën e grupeve, me sfidën e parë më 17 qershor.
Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid, nuk dha shenja qetësimi në konferencën pas ndeshjes: “Ende nuk dimë asgjë për Bellingham.”
Situata mbetet shqetësuese për Tuchel dhe tifozët e Tre Luanëve, teksa mesfushori kryesor mund të humbasë një prej turneve më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Real Madridi ka mbetur sërish një pikë pas Barcelonës kryesuese në La Liga. Për raundin e 22-të në elitën e futbollit në Spanjë, ekipi i Arbeloas fitoi me shumë vështirësi 2-1 kundër Rayo Vallecanos në derbin e vogël të Madridit, teksa nuk munguan fërshëllimat nga tifozët. Ndeshja zgjati 115 minuta.
LEXO EDHE: Alkaraz i tregon vendin Djokoviçit, thyen rekordin e Nadal në tenis!
Reali e nisi ndeshjen në sulm, por në minutën e 10-të dëmtimi në kofshën e majtë të këmbës bëri që Jude Bellingham të linte fushën mes dhimbjeve dhe të zëvendësohej nga Diaz. Goli i parë për Real Madridin u shënua pas 15 minutave lojë. Duhej i sapofuturi Diaz që të asistonte për Vinicius Junior, me këtë të fundit që shënoi një gol të bukur.
Fraksioni i dytë nisi me golin e barazimit nga Vallecano. De Frutos shënoi pas asistimit të Garcias, ndërsa miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Pathe Ciss.
Reali provoi të shënonte golin e fitores, por Mbappe u ndal nga trau i portës, ndërsa më pas Camavinga nga shtylla e majtë pingule e mbrojtur nga Batalla. Me ndeshjen që po shkonte drejt fundit, Real Madridi mori zemër kur arbitri akordoi nëntë minuta shtesë.
LEXO EDHE: Premier League/ Manchester United tre suksese radhazi, fiton 3-2 mes dramës kundër Fulhamit!
Në minutën e fundit, pikërisht në 90+9 ishte ndërhyrja e gabuar në zonë e Nobel Mendy në dëm të Diaz që i dha të drejtën Real Madridit të fitonte një penallti. Nga 11 metërshi Mbappe u tregua i qetë dhe shënoi golin që i dha të tijve tri pikë shumë të rëndësishme.