Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck dhe Jennifer Garner shfaqen së bashku duke shpërndarë ushqim për njerëzit në nevojë!

Çifti i ndarë Ben Affleck dhe Jennifer Garner e fëmijët e tyre – Violet, Fin dhe Samuel – shkuan në “Midnight Mission” në Los Angeles ditën e djeshme për të shpërndarë ushqim për personat pa strehë. Nuk dihet saktësisht çfarë kishte në menunë e këtij eventi, por me siguri gjeli i Ditës së Falenderimeve ka qenë një nga ushqimet e shërbyera.

Në foto shihet se Ben dhe Jennifer, të dy të veshur me kapele dhe përparëse, po kryenin veprën e tyre bamirëse dhe duke biseduar me të pranishmit.

Ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe madje ndanë një moment të ëmbël kur Ben i pëshpëriti diçka Jenniferit.

Ky moment i bukur vjen pas martesës së tyre që ka zgjatur 10 vjet dhe ka sjellë në jetë tre fëmijët, përpara se ata të divorcoheshin në vitin 2015.

Është kënaqësi të shohim Ben, Jennifer dhe fëmijët e tyre duke dhuruar dashuri dhe ndihmë gjatë sezonit të festave.