Turneu “American Heart” i këngëtarit amerikan Benson Boone nisi me një spektakël madhështor të premten mbrëma në Xcel Energy Center, St. Paul, Minnesota, por vëmendja e publikut nuk u përqendrua vetëm te muzika.
Skena e artistit 23-vjeçar, e ndërtuar si një platformë e gjatë dhe e ngritur, u bë menjëherë temë diskutimi në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së saj me një simbol të diskutueshëm.

Shumë fansa reaguan me ironi, duke e cilësuar dizajnin si një zgjedhje të çuditshme estetike, atë të një penisi.
Ëëë, pse ka atë formë?
-pyeti një ndjekës, ndërsa një tjetër shtoi me humor:
A po mendoni të gjithë atë që po mendoj unë?
Të pranishëm vunë në dukje se skena kishte kaluar disa faza miratimi para se të zbatohej, duke lënë të kuptohet se koncepti ishte i qëllimshëm.
Vetë Boone, në një intervistë për “Elle”, kishte theksuar më herët se kjo ishte “shfaqja më e menduar dhe më e planifikuar” e karrierës së tij, duke pohuar se kishte kaluar muaj të tërë në përgatitjen e çdo detaji – nga vizualet, deri te veshjet.
Ai e përshkroi turneun si një botë artistike personale, të frymëzuar nga ikonat e popit të viteve ’70 dhe ’80 si Freddie Mercury dhe Elton John.
Këngëtari, i njohur për stilin e tij ekstravagant dhe shpesh provokues, ka ironizuar edhe me nofkën e fansave të tij, “The Booners”, duke lënë hapur interpretime me dy nënkuptime.
Karriera e Benson Boone nisi në mënyrë të pazakontë gjatë shkollës së mesme, kur një mik e inkurajoi të merrte pjesë në një garë muzikore lokale.
Suksesi i tij në TikTok i hapi rrugën një kontrate me “Night Street Records”, label-i i themeluar nga këngëtari i Imagine Dragons, Dan Reynolds.
Me turneun e ri, ai synon të forcojë më tej pozicionin e tij si një nga emrat më premtues të muzikës pop botërore.