Auto & Moto

Bentley zbulon imazhe nga modeli i ri!

Bentley së fundmi “i tha lamtumirë” Continental GT-së së vjetër me versionin e fundit me motor V8, Edition 8. Një javë më vonë, marka luksoze britanike po prezanton modelin e ri Continental për të cilin ka zbuluar disa imazhe. Siç pritej, Conti i ri përdor “Ultra Performance Hybrid” që bazohet në motorin V8.

Motori me djegie dhe ai elektrik punojnë së bashku dhe kombinojnë 771 kuaj fuqi. Këto përmirësime thuhet ta transformojnë Continental GT-në e re në makinën Bentley më dinamike në historinë 105 vjeçare të kompanisë. Numra të tjerë të performancës nuk janë bërë të ditur, por me sa duket do të jetë më i shpejtë se paraardhësi. Bëhet e ditur se gjenerata e ardhshme Continental GT debuton në qershor si një coupe.

Bentley më i shtrenjtë deri më sot është Batur kabriolet dhe bëhet fjalë gjithashtu për një nga makinat më të fuqishme me motor SUS që vjen nga Britania e Madhe. Është gjenerata e tretë Batur dhe është porositur nga Mulliner, divizioni i ndërtimit të trupit të markës Bentley.

Do të prodhohen vetëm 16 të tilla, secila prej tyre do të jetë e personalizuar dhe do të kushtojë më shumë se 2.3 milionë euro. Kjo makinë me dy sedilje është një prej mjeteve të fundit me motor 6 litërsh W12 me turbo-mbushje, pasi nga vera Bentley nuk do ta prodhojë më. Sa i përket performancës, motori prodhon 720 kuaj-fuqi kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda dhe ajo maksimale është 336 km/h. Bentley tha se se do të ofrojë një numër të pakufizuar të ngjyrave.