Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, aty ku një grua ka paditur një klinikë fertiliteti pasi ka zbuluar se ka lindur një fëmijë që nuk rezulton të jetë i saj. Krsystena Murray mbeti shtatzënë pasi iu nënshtrua një fertilizimi in vitro dy vite më parë dhe nuk ishte vënë në dijeni nga klinika, e cila kishte bërë një gabim fatal. Mediat shkruajnë se mjekët kaluan embrionin e një pacienti tjetër në vend të embrionit të saj duke shkaktuar kështu dhe një situatë të pakëndshme që la Murray-n të shokuar pas rezultatit.
Murray, e cila jeton në Georgia ngriti padi civile kundër specialistëve të fertilitetit, duke pretenduar se nga neglizhenca e treguar e kësaj klinike në përzierjen e embrioneve të saj me të një çifti tjetër, çoi në dhimbje dhe ankth të vazhdueshëm. “S’jam ndjerë ndonjëherë kaq e dhunuar dhe kjo situatë më ka thyer emocionalisht e fizikisht. Kam kaluar gjithë jetën time duke dashur të bëhem nënë”-tha e zhgënjyer 38-vjeçarja gjatë një konference virtuale për gazetarët.
Përkundër faktit se ngjizja in vitro ndihmon shumë njerëz të arrijnë dëshirën e tyre për pasardhës dhe është gjithnjë e më shumë mënyra se si gratë mbeten shtatzënë, shumë ende nuk e dinë se si funksionon IVF-ja. Duke qenë se IVF-ja imiton ngjizjen natyrale, video fillimisht tregon se si duket ngjizja natyrale dhe më pas ngjizja in vitro. In vitro do të thotë se ky proces zhvillohet jashtë një organizmi të gjallë, ose në këtë rast, jashtë trupit të gruas. Ngjizja in vitro do të thotë që qeliza vezë nuk ngjizet në trupin e gruas, por kjo gjë bëhet në një laborator.