Sali Berisha bëri thirrje publike për një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë, sot në orën 09:30.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari demokrat fton qytetarët të marrin pjesë në protestë për të kundërshtuar, atë që e cilëson “projektligji antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë, për barazinë gjinore” e që pritet të kalojë për votim në parlament.
Familja na thërret!
Kjo nismë ligjore është kundërshtuar nga të gjitha grupet e interesit, si dhe nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, duke e quajtur “krim kundër traditës shqiptare dhe nocioneve burrë-grua”.
Tubimi është paralajmëruar të zhvillohet në mënyrë paqësore përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur pritet të nisë seanca parlamentare e ditës së sotme.