Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sot ishte në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje” për dosjen “Partizani”. Në prononcimin për mediat, Berisha e konsideroi Altin Dumanin “armik të egër të votës së lirë të shqiptarëve”, ndërsa sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke u shprehur se “në shtetin e Irenës me 5 mbiemra ka vetëm krim në vazhdim”.
Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, avokatit të Irena Gjokës, Elvis Doçit, Altin Hajrit e Kreshnik Farrukut, me paralajmërimin se drejtësia vonon, por nuk harron dhe krimi antikushtetues do të marrë ndëshkimet më të rënda. Ky ishte dokumenti që i lashë në SKAP.
Në shtetin e Irenës me pesë mbiemra ka vetëm krim në vazhdim. E morët vesh se ILD-ja njoftoi se do të hapë proces disiplinor për masë disiplinore. Me të gjithë dokumentet që ajo është një kriminele e dënuar në gjykatat e Greqisë, me të gjithë dokumentacionin se ajo është një kriminele që ka mashtruar në formularët zyrtarë të veting-ut, të dekriminalizimit dhe të ILDKP-së.
Të gjitha këto përbëjnë vepra penale në përputhje me Nenin 6 të Kushtetutës, nen i cili përcakton se në organet kushtetuese, ata të cilët kanë shkelur ligjet me tre të pestat për këto organe, nuk mund të jenë punonjës në këto organe.
Kështu Irena, mikesha e ngushtë jo vetëm e Gys Agasit, po edhe e Linda Ramës, po, është një klub aty afër meje, thonë është i thjeshtrës dhe aty drekojnë, darkojnë rregullisht.
Pra, Irena me kaq mbiemra qëndron mbi këtë piramidë kriminale shtetërore. Altin Troplini mashtron komunitetin ndërkombëtar në mënyrë të turpshme dhe të padenjë se po shoh dokumentet, se çoç ky ai apo ai mos i ka sajuar, tha Berisha.