Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte një vizitë në familjen e vjetër tiranase, Kazani. Në thelb të fjalës së tij, Berisha pati pronën, si një nga problemet më madhore të Shqipërisë.
Lideri i opozitës theksoi se Qeveria ka krijuar një agjensi që vjedh dhe zapton prona ashtu si në vitin 1946, me një Belindë të dytë merr gjithçka sipas dëshirës. Nga tjetër, ai premtoi se për 4 vjet do të zgjidhë çështjen e pronës njëherë e mirë.
Fjala e Berishës:
“Jam këtu me njerëz që kanë të gjithë memorien e së shkuarës. Hiperkolektivizmi, jo vetëm që privoi njerëzit nga prona dhe kolektivizmi, por për fatin më të keq tek një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin.
Por fshirja e konceptit, njëlloj siç fshiu besimin tek Zoti, duhet ta pranojmë. U krijuan ateistët. U krijuan në diktaturë, u krijuan ateistët, që edhe sot janë një pjesë. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që PD që në hapat e parë të kishte, të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në në raport me të drejtën e pronës. Sepse, e drejta e pronës, nuk kishte pse të njihej jo kaq, aq, etj.
Do t’ju tregoj një histori, e kam treguar edhe njëherë tjetër.
Në vitin 1991, po shkoja në një balle, dhe ndalem aty në një përrua të thellë, i them atyre të shkojmë te kjo shtëpi, ishte një shtëpi në shpat aty. Shkojmë aty, na pret i zoti shtëpisë. E pyes, i them: Zef, i them, si e ndatë tokën, a patët sherre?
LEXO EDHE: Kontrata e lobimit me SHBA/ Berisha: Nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe nuk ka shifër të saktë
Jo, Sali, çfarë sherri. Asnjë sherr. Po, pse i thashë unë, nuk patët? Po secili tha, tokën e vet. Ku i dinit/ po, i kishim ato gurët, tha. Gurët nuk i kishim lëvizur. Dhe, e tregova këtë histori se, ata ishin të varfër, por të hekurt e kishin konceptin e pronës.
Jo mo tha, për 10 ditë e ndamë ne tokën tha, nuk kishim asnjë problem. Asnjë gjë fare.
Mirëpo, nuk ishin këto koncepte kudo. Jo për ta justifikuar, por kishte arritur diktatura dhe kur kujtoj ligjet e parlamentit, ato pasqyronin këtë psikologji. Nuk pasqyronin të drejtën e plotë të pronës, ndonënse ne e kishim shpallur, por në mënyrë graduale shkuan duke u korrigjuar. Jo tërësisht. Dhe si përfundim, këto 12 vite, çështja e pronës, jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’u them juve të vërtetën, sot janë ligje të vitit 1946. Është gjë e pabesueshme. Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, që Edi Rama ka vënë aty një Belinda të dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake. Kjo ka qenë në ligjet e 1946.
Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Ksuhtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo.
Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve.
Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve?
Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës.
Një anë i ka dhënë autoritet agjencisë mbi pronat, që nuk ndodh kund në botë. Të tjerat u thotë, plaçkitja edhe këtyre të tjerëve. Ato janë kullota, troje.
Me një fjalë prona është në një rrezik madhor. E vërteta është, është në një rrezik absolut madhor.
Çfarë u premtoj unë ju?
Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë!
Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhimin në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Do të kthejmë pronat aty ku është e mundur dhe nëse jo, do t’i kompensojmë njëherë e mirë. Edhe kredi do të marrë qeveria për të shlyer ish-pronarët.