Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me gazetarët iu përgjigj pyetjeve mbi kontratën e lobimit me SHBA-në:
“Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre, ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve”, tha Sali Berisha.
“Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA
Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit Rama të urohet.
Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA
LEXO EDHE: Kontrata e lobimit të PD, Rama: 6 mln dollarë për të pastruar damkën “non grata”
Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.
Është marrë një avokat më të shquarit e asaj toke, që ka për detyrë të bëjë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump.
Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politike. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.
Kjo kontratë me avokatin numër një, ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator. Nuk është si historia e gruas së Bilalit, është transparente, i financuar nga patriotë shqiptarë” – u shpreh Berisha.