Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Ervin Salianjin se teksa vuante dënimin në burg u shit te krimi i organizuar.
PD-ja është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtirura. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, Ervin Salianji u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten, tha Berisha në një bashkëbisedim live me ndjekësit, në rrjetet sociale.
Tani, nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë. Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.
Pikërisht në momentin kur plasi skandali Balluku, ky filloi xhiron për të sfumuar zhurmën, për të krijuar një vatër tjetër debati.
Dhe njëherë, ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD-së në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë vend në PD.
Nuk e kam këtu për zonjën Sela. Nuk e di se nuk e njoh, ishte hera e parë që ia kisha dëgjuar emrin dhe natyrisht, gara ka disa kritere. Gara për kryetar të PD-së, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere.