Aktualitet

Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Kjo delinkuente i mori 60 milion lekë borxh gruas që më parë i kishte marrë burrin!

Sali Berisha nuk do të shkojë as sot në seancën e gjyqit për privatizimin e klubit sportiv “Partizani” në Tiranë, në truallin e të cilit janë ngritur pallate. Ish-kryeministri i cili akuzohet për korrupsion, deklaroi:

Do të shkoj kur të thonë avokatët. Nuk kam asnjë pretendim për tre anëtarët e trupës gjykuese.

Ndërkaq, sërish nuk i kurseu sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka kur u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

Irena “Dumani”, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë, ka mashtruar për origjinën e pasurisë. Për 60 milion lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas të cilës i ka marrë dhe burrin. Një herë i ka marrë burrin, pastaj borxhin dhe kontrata e vitit 1996 i referohet Kodit Civil të vitit 2015.

Eshtë e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës e këtë e ka fshehur dhe ka thirrur Altin “Troplinin” në mbështetje. Pra, ai do të thotë nëse kjo e dënuar është Irena apo nuk është Irena. Deklaron se nuk është dënuar kurrë dhe pikërisht, mbi këtë bazë, Altin “Troplini” hap çështje penale, por jo me emër, Irena Gjoka.

Se po të hapej me emër, ajo nuk mund të rrinte as edhe një ditë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, është dënuar me burg, ka falsifikuar dokumente dhe në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi i mori edhe 60 milion lekë hua.

Akuza edhe për Altin Dumanin:

Dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në “aferën Hajri”. Eshtë thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro dhe sot, për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohen një kamerier dhe roja. Kurse Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin “Troplini”.

Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi. Por, ne zotohemi se do të qëndrojmë me forcën më të madhe në denoncimin e tyre.

Kemi të bëjmë me gjykatës, të cilët në mënyrë antikushtetuese, në kundërshtim flagrant me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë nën kontrollin total të një delinkuenti që quhet, Altin “Troplini”.

Ky përbën një problem në themel, të drejtësisë shqiptare. Thuhet se këto kohë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ia ka zbatuar urdhrat, kanë shkuar dhe ia kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar.