Aktualitet

Berlin, Xhafaj takim me Seehofer: Dritë jeshile për hapjen e negociatave!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim në Berlin me Ministrin Federal të Brendshëm, Horst Seehofer. Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhafaj e vlerësoi takimin shumë miqësor dhe produktiv, duke thënë se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij Straus. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”, shkroi Xhafaj.