Bota

Berslusconi del kundër qeverisë Conte

Sot në Ditën Kombëtare të 72 vjetorit të formimit të Republikës Italiane, kryeministri i sapo zgjedhur Giuseppe Conte bëri daljen e tij të parë publike në krah të Presidentit Sergio Mattarella. Por në këtë ditë nuk munguan dhe reagimet politike ndaj qeverisë së koalicionit 5 Yjet-Lega Nord. Në një mesazh drejtuar popullit italian, lideri i Forza Italia-s, Silvio Berlusconi, akuzoi qeverinë e re “si një formulë politike që shpalos flamurin e populizmit.”