Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës. Për shkak të reshjeve intensive të shiut të së premtes, rreth 70% e botimeve janë të dëmtuar, kryesisht, libra, revista e gazeta. Katet e nëndheshme janë nën ujë, dhe derisa të kryhet tharja Biblioteka do të qëndrojë e mbyllur. Nga sot deri më 30 qershor-thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.