Gossip Showbiz

Billy Joel flet për sëmundjen e rrallë të trurit: “Jam mirë, mos u shqetësoni”

Disa muaj pas diagnostikimit me një sëmundje të rrallë, por të shërueshme të trurit, muzikanti i njohur Billy Joel ka siguruar fansat se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka vend për panik.

E di që shumë njerëz janë të shqetësuar për mua dhe shëndetin tim, por jam mirë

-tha 76-vjeçari për revistën “People”.

Ajo që kam është diçka për të cilën dinë pak njerëz, madje edhe unë vetë, pavarësisht përpjekjeve për ta kuptuar më shumë. Po bëj gjithçka që mundem për ta menaxhuar dhe për t’u shëruar.

Joel u diagnostikua me hidrocefali me presion normal (NPH), një çrregullim neurologjik që ndikon në dëgjim, shikim dhe mbi të gjitha në ekuilibër.

Ai zbuloi se shenja e parë ishte ndjesia e humbjes së qëndrueshmërisë.

Ishte sikur ndodhesha vazhdimisht në një varkë

-tregoi këngëtari.

Edhe pse pranoi se diagnoza ishte e frikshme, Joel theksoi se nuk është një sëmundje kërcënuese për jetën.

Doja vetëm që njerëzit të dinin se nuk do të vdisja

Si pasojë e kësaj gjendjeje, artisti legjendar u detyrua të anulojë disa nga koncertet e planifikuara, pasi simptomat ishin përkeqësuar pas performancave të fundit. Në një deklaratë zyrtare, u tha se:

Billy po ndjek fizioterapi të specializuar dhe i është rekomanduar të pushojë nga skena gjatë periudhës së rikuperimit.

Pavarësisht sfidës shëndetësore, Joel mbetet optimist dhe i përkushtuar ndaj procesit të shërimit, duke i falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme.