Elizabeth Weber, ish-bashkëshortja e këngëtarit të famshëm Billy Joel, ka reaguar ndaj akuzave që e etiketojnë Joel-in si “shkatërrues shtëpie” pas ndarjes së saj nga bashkëshorti i parë, muzikanti Jon Small.
Weber, e cila ishte e martuar me Small, anëtar i grupit rok ku luante edhe Billy Joel në fillim të viteve 1970, tha se marrëdhënia e tyre ishte tashmë e paqëndrueshme dhe se martesa ishte në rrëzim para se ajo të lidhte marrëdhënie me Joel-in.
Në një intervistë për Us Weekly, ajo theksoi:
Shtëpia ishte rrënuar… nuk kishim një lidhje të thellë. Nuk kishte shumë shtëpi për të shkatërruar.
Elizabeth Weber përshkroi lidhjen me Billy Joel si një “fillim të ri” dhe shtoi se pas divorcit me këngëtarin, ata mbajtën një komunikim të hapur, edhe pse jo shumë të afërt.
Martesa mes Weber dhe Joel-it u kurorëzua në vitin 1973 dhe përfundoi me divorc në vitin 1982. Ky kapitull i jetës së tyre vijon të diskutohet në media edhe sot e kësaj dite.