Çmimi i Bitcoin-it ka kaluar sot kufirin e 109,000 dollarëve, duke arritur një nivel rekord historik.
Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe ka lëvizur midis 99,400 dhe 109,110 dollarëve.
Në krahasim, çmimi i Bitcoin-it ishte 70,000 dollarë para zgjedhjeve amerikane të nëntorit 2024, ndërsa vlera e tij ka u rritur me rreth 55% që nga fitorja e Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale.
Pas fitores së Trump-it, tregu ka pritur zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai pati deklaruar se SHBA do të bëhet “kryeqyteti kripto” i botës.
Madhësia e tregut të Bitcoin-it ka arritur kohët e fundit në 2,14 trilionë dollarë, sipas të dhënave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.
Kujtojme se Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ka lançuar një kriptomonedhë të re me emrin $MELANIA, një ditë pas publikimit të kriptomonedhës së bashkëshortit të saj, Donald Trump, e quajtur $Trump.
Ky hap vjen në prag të inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara dhe ka shkaktuar një rritje të konsiderueshme në treg, ndonëse ndodhen gjithashtu luhatje të mëdha çmimesh.
Sipas të dhënave nga CoinMarketCap, $Trump ka arritur një vlerë tregu prej rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $MELANIA ka një vlerë prej 1.7 miliardë dollarë. Ky lançim vjen pas premtimeve të Donald Trump gjatë fushatës së tij për të mbështetur kriptovalutat, përfshirë pranimin e tyre si donacione dhe planin për të krijuar një rezervë strategjike në Bitcoin.
Pas fitores së Trump në zgjedhjet e 2024, çmimi i Bitcoin arriti nivele rekord, duke arritur në 140,000 dollarë për një njësi.
Përveç këtyre kriptomonedhave, monedha të tjera të njohura si Dogecoin, të cilën e ka promovuar Elon Musk, kanë regjistruar gjithashtu rritje të ndjeshme gjatë këtij viti.