Bota

Bizneset jothelbësore në Melburn priten të mbyllen për shkak të rrezikut nga pandemia

Të gjitha bizneset jothelbësore duhet të mbyllen duke filluar nga e enjtja në Melburn, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në qytetin e dytë më të madh të Australisë. Supermarketet, farmacitë e dyqanet e pijeve alko’olike përfshihen në bizneset që do të përfitojnë përjashtim. Pjesa më e madhe e punonjësve të administratës pritet të punojë nga shtëpia. Për 6 javë në një pjesë të Australisë u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.