Një 18-vjeçare nga Maryland vuri në provë fatin e saj fillestar dhe fitoi një çmim prej 30,000 dollarësh nga bileta e saj e parë e lotarisë me gërvishje. Banorja e Germantown u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ajo kurrë nuk kishte luajtur një biletë lotarie me gërvishje përpara se të zbulonte çmimin prej 30,000 dollarësh nga një lojë Peppermint Payout.
Më tej, adoleshentja u shpreh se gërvishtja e çmimit prej 30,000 dollarë ishte një ndjenjë tronditëse dhe e çuditshme. Ajo u shpreh:
Ishte surreale!
Rikujtojmë, se një shqiptar në Kanada fitoi një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor. Gazmen Hashani, baba i tre fëmijëve kontrolloi dy herë për t’u siguruar saktë nëse kishte fituar kur skanoi biletat e tij. Ndërkaq, Altadena është një qytezë periferike e Kalifornisë dhe një person anonim i këtij vendi kishte fatin të fitonte shumën më të madhe të fituar ndonjëherë në histori nga një lotari, jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën, plot 2 miliardë dollarë. Pas 40 javë rresht që lotaria e njohur Superball nuk jepte asnjë fitues, anonimi fatlum pa numrat e zgjedhur prej tij, 10, 33, 41, 47, 56 dhe sërish 10.