Aktori i njohur, Kliti Roshi përkujton babain e tij, Artistin e Popullit, Kadri Roshi, duke treguar momente te varrimit të këtij të fundit.
Ai tregoi se nuk e ka dashur Robert Ndrenikën në varrimin e të atit.
“Unë kam ngarkuar tre persona ditën e varrimit, për të mos e lejuar të hyjë brenda Robert Ndrenika. Ai ka hyrë hajdutshe, nuk doja ta pranoja. Nuk e kisha parë. Do ta kisha përzënë me shqelma. Më respekto vdekjen. Respekti është reciprok, boll që më shkatërrove”, tha Kliti Roshi.
Aktori Kliti Roshi ka hedhur akuza të forta ndaj Robert Ndrenikës, për të cilin tha se e ka dhunuar. Sipas tij, Ndrenika e ka hequr nga puna asokohe dhe më pas e ka dhunuar fizikisht, teksa shtoi se ka ofenduar edhe babain e tij Kadri Roshin.
“Më hoqën nga puna, dola i paaftë. Drejtori jonë i asaj kohe na ishte edhe deputet, ishte Robert Ndrenika. Ai më ka hequr nga puna, në fjalorin më rrugaç rrugësh, më të ndyrë, që të përdori një fjalor të tillë, se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë, babain tim dhe familjen.
I kam thënë vetëm një fjalë, çfarë ti bëj atij mandati që kenë xhep se ta tregoja unë se kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëhere mendohu mirë. Më ka goditur fizikisht, bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur”, tha aktori.