Sport

Bordin pas barazimit me Flamurtarin: I kënaqur për sakrificat që bënë djemtë, është vetëm fillimi!/ Garsia donte tre pikët

Trajneri Roberto Bordin nuk debutoi me fitore ashtu siç do të dëshironte te Tirana. Pas barazimit 1-1 me Flamurtarin, italiani u shpreh i kënaqur me sfidën dhe sakrificat e lojtarëve të tij.

“Ne ndamë pjesët, ishte ndeshje e hapur, mund të bënin gol ata, por edhe ne me Mensah dhe Tabekun. Kishim pak vështirësi në pjesën e dytë me kundërsulmet, ishim shumë poshtë. Ndaj vendosa Haxhiun në të djathtën, që të bllokonim krosimet e tyre nga e majta. Jam i kënaqur për sakrificat që bënë djemtë, në një ndeshje të vështirë. Sidomos në minuat e fundit ku patëm vështirësi fizike, jam i kënaqur për paraqitjen, që Tabeku mund të shënonte me kokë në minutën e fundit. Është fillimi dhe ka përmirësime për të bërë në shumë gjëra, është normale që ka vështirësi”.

Skema?

“Të shohim situatën, kush do rikuperojë. Sot kishim edhe të dëmtuar. Me kthimin e Dembele dhe Metës kemi më shumë zgjedhje për të bërë mbrojtjen me tre. Të shohim këtë javë dhe cilët lojtarë kemi në dispozicion. Në 15-20 minutat e fundit vuajtëm, nuk mundëm të mbyllnim krahun e majtë të sulmit të tyre, Haxhiu bëri punë të mirë në mbulim dhe rinisje. Ishim në vështirësi, me mesfushorët që zbritën poshtë dhe nuk mund të ringriheshin. Ishte zgjedhje, se ishim në vështirësi”, tha ai.

Trajneri i Flamurtarit nuk kënaqet se barazoi në Tiranë: Më pëlqeu vetëm si u sollëm pas golit

Trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia, ka qenë i kënëaqur me mënyrën se si skuadra kishte reaguar pas golit të Tiranës, por nuk ishte i lumtur me faktin që ekipi nuk ia doli të fitonte as në këtë ndeshje.

“Për mua, e para, nuk më pëlqen të pësoj. Në fakt kjo është e dyta. E para është që nuk morëm me vete tre pikët në Vlorë. Por është pjesë e lojës, se jam i lumtur se erdhëm me besim. Skuadra mori gol në minutat e parë, por më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës pasi pësuam golin. Mendoj se në pjesën e parë me këto dy mesfushorë kishim shumë raste, edhe me goditjet standarte. Ata janë të lirë të dalin para. Sipas meje, kur bëmë ndërrimet, të paktën sipas pikëpamjes time, bëmë më pak raste shënimi, siç më pëlqen mua. Në fund, skuadra duhet të luajë në thellësi. Kur ke lojtarë në qendër dhe ul topin brenda, kemi një avantazh që kishim të hapeshim në krah me harkime si të Trashit që ka këmbë të mirë. Ne sulmonim në qendër e Trashi kishte hapësirë, ai bën mirë edhe 1 kundër 1. Për nuk është ideja të shtyhet më shumë me Trashin, por nga të dy krahët. Por ndodh që ka një lojtar afër Trashit që luan në qendër dhe ai bën kombinimin. Maksuti ndjeu shqetësime, ishte mjekësore e jo taktike. Oshafi, po punon shumë mirë Alesandro, në stërvitje me kokë e këmbë dhe menduam se duke qenë më i freskët mund të bënte më shumë”, tha ndër të tjera Garsia.