Bota

Bota me një rekord shpenzimesh ushtarake për vitin 2017

Vitin e kaluar bota shpenzoi shumën rekord prej 1 miliardë e 739 milionë  dollarësh për armatime dhe ushtri. Në vitin 2017 këto shpenzime u rritën 1,1% krahasuar me vitin 2016. Të dhënat u publikuan nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen në një raport të fundit. Vendet që më së shumti rritën shpenzimet janë SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Shpenzimet e këtyre pesë vendeve përfaqësojnë 60% të totalit botëror të shpenzimeve.