Sport

Botërori 2018, fituesit marrin plot 33 mln euro nga FIFA

Përcaktohet shpërndarja e shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Rusisë.  Ekipi fitues do të përfitojë 33 milionë euro, ndërsa ai finalist, 25 milionë. Vendit të tretë i shkojnë 21 milionë euro, të katërtit, 19 milionë. Skuadrat që eleminohen në çerekfinale përfitojnë 15 milionë euro, kundrejt 11 milionëve të atyre të eliminuara në 1/8-at e finaleve. Shpërblime do të jepen dhe për klubet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në kompeticion. Gjithashtu planifikohen dëmshpërblime në miliona euro, për ekipet, të cilëve iu dëmtohen futbollistët gjatë Kupës së Botës.