Organizimi i Botërorit 2026 është kthyer në një “mollë sherri” për shumë shtete. SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë sugjeruar një organizim të eventit dhe sipas llogaritjeve do të sillte një fitim prej 11 miliardë dollarësh për FIFA-n. Por, edhe Maroku gjithashtu ka bërë ofertë të pëlqyeshme. Vendimi për të caktuar vendin organizator të Botërorit 2026 përcaktohet më 13 qershor në Moskë.