Përballë zemërimit popullor, Presidenti Brazilian, Michel Temer u detyrua të bëjë një hap prapa dhe vendosi uljen e çmimit të naftës në përpjekje për t’i dhënë fund grevës së kamionistëve, që ka gjunjëzuar vendin prej një jave. Tashmë, çmimi do të reduktohet me 13 cent për litër, për t’u rregulluar në mënyrë të përmuajshme. Kamionistët bllokuan rrugët kryesore në mbarë Brazilin duke sfiduar hapur paralajmërimet e Kreut të Shtetit se do të dërgonte ushtrinë për t’i zhvendosur.