Bota

Brazil, sulmohet me thikë kandidati për President Jair Bolsonaro

Sulmohet me thikë kandidati për President në Brazil, Jair Bolsonaro. Ngjarja ndodhi në Minas Gerais gjatë një takimi zgjedhor. Lideri i ekstremit të djathtë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e është jashtë rreziku për jetën. Ndonëse i kritikuar për komentet raciste e homofobike, 63-vjeçari qëndron shumë lart në sondazhe, duke u cilësuar gjerësisht si “Trumpi brazilian”.