Seleçao sfidon Japoninë e sikletshme, kurse gjermanët përballen me Paraguajin. Skuadra e Nagelsmann rrezikon të përplaset me Francën në turin tjetër.
Deri tani nuk e kanë treguar gjithë potencialin e tyre, por mbeten dy nga skuadrat me pritshmëritë më të mëdha në Kupën e Botës. Nga sot fillon pjesa serioze për Brazilin dhe Gjermaninë, ajo me eliminim direkt.
Gjermanët vijnë pas humbjes me Ekuadorin dhe do të përballen me një tjetër kundërshtar amerikano-jugur, Paraguajin. Ancelotti dhe të tijtë në anën tjetër kanë entuziazmin e fitores së thellë ndaj Skocisë përpara sfidës së sotme me Japoninë.
Botërori i Seleçaos nisi me barazimin me Marokun, por fitoret me Haitin dhe Skocinë rikthyen qetësinë në skuadër.
I udhëhequr nga talenti i Vinicius dhe golat e tij, Brazili është shfaqur i konsoliduar në fushë. Trajneri Ancelotti duket se ka goditur në shenjë me aktivizimin e Rayan dhe Cunha.
Brazilianët vijnë në 1/16-at me entuziazëm, por do të kenë përballë një nga zbulimet e turneut, Japoninë solide dhe të përgatitur taktikisht, që nuk nuk stonoi kundër Holandës.
Aziatikët janë tipi i kundërshtarit që mund t’i bëjë keq Seleçaos. Pak ndryshime për trajnerin Ancelotti, që beson fort te 4-3-3-shi i tij, me Casemiro dhe Paquetà që udhëheqin mesfushën dhe Rayan e Vinicius në krahët e Cunha. Marquinhos-Gabriel është dyshja e qendrës së mbrojtjes. Fituesi i këtij çifti ndeshet me fituesin e Norvegji-Bregu i Fildishtë.