Një bunker shumë i rrallë i Luftës së Ftohtë i fshehur në fshatin e Norfolkut në Britani të Madhe, është nxjerrë në shitje për vetëm 20,000 funte. Bunkeri i Korpusit Mbretëror të Vëzhguesve (ROC) i epokës së Luftës së Ftohtë në Dersingham, dikur ishte pjesë e një rrjeti të madh bunkerëve vëzhgimi në të gjithë vendin. U ndërtua në vitin 1957, si pjesë e një sistemi paralajmërimi të hershëm, për të zbuluar sulmin bërthamor të afërt dhe për të llogaritur pasojat e tij.

Mbetja e jashtëzakonshme e historisë do të dalë në ankand për një çmim prej 20,000 funtesh më 8 maj dhe ndodhet në Sandringham. Fotografitë e bunkerit tregojnë një shkallë metalike që zbret 4.5 metra në tokë. Brenda, ka vetëm dy dhoma gjithsej, me më të voglën që përmban tualetin, ndërsa dhoma më e madhe përdorej për vëzhgim dhe gjumë. Pranë mureve të konsumuara, mund të shihet një manekin i çuditshëm i zhveshur.

Pa veshur asgjë, dhe vetëm me një paruke bionde dhe qerpikë artificialë, figura e çarë dhe e dhëmbëzuar u shton një ndjesi të çuditshme fotove të strehës historike, e cila është lënë pas dore për shumë vite. Gjatë përdorimit, streha do të ketë qenë e pajisur me mobile standarde në formën e karrigeve prej kanavacë, një tavoline të palosshme, një raft, një dollap dhe një krevate marinari me kornizë metalike.
Në rafte ka kanaçe të vjetra prej kallaji, ndërsa në cep ka një fikës zjarri të vjetër. Bunkeri i Dersingham-it drejtohej nga vullnetarë të trajnuar me uniformë nga vitet 1950 deri në vitin 1991, kur bunkerët e fundit u mbyllën, shembën ose u shitën.
