Bota

Brexit, kompanitë japoneze heqin zyrat qendrore nga Britania

Panasonic do t’i largojë zyrat qendrore për Europën nga Britania dhe do t’i zhvendosë në Amsterdam. Kjo për të shmangur problemet e mundshme me taksat kur Britania të ketë dalë plotësisht nga BE. Shumë kompani financiare japoneze që i kishin zyrat qendrore për Europën në Londër, kanë deklaruar se do t’i zhvendosin në vende të tjera brenda BE-së.