E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pashe Sana, për të diskutuar më shumë mbi një studim të publikuar së fundmi që pretendon se pothuajse 99% e burrave do të preferonin një grua të turpshme, të sjellshme dhe me natyrë të butë, pa arritje të mëdha, në vend të një gruaje karrieriste që perceptohet si arrogante. Por ajo u ndal duke diskutuar pak dhe për banorët e “Big Brother VIP 5”…
Cili nga banorët e BBV të pëlqen më shumë?
Më pëlqen shumë Selin. Më pëlqen dhe Brikena. Herën e fundit që isha këtu, isha shumë pro Brikenës dhe Mateos dhe më bëhet shumë qejfi që u martuan. Me hapa breshke, por ia dolën. Tek dasma ndihej realisht emocioni. Mua më emocionuan. E besoj Brikenën. Unë kam parë shumë komente në rrjet që është ‘fake’. Është një person që ka pasur shumë paragjykime tek vetja, ka shumë pasiguri. Më kujtoj dhe veten time. Dhe unë me partnerin aktual kam pasur shumë frikëra sepse kemi një shprehje ne shqiptarët: Kur digjesh nga qumështi, i fryn kosit. Edhe ajo ishte djegur njëherë, dhe unë isha djegur njëherë. Është munduar që t’i masë mirë hapat që ka hedhur, të mos bëjë gjëra që mund të pendohej, ose gjëra që mund ta lëndonin më vonë.