Bota

Starmer përshëndet progresin SHBA-Iran: Marrëveshje për rihapjen e Hormuzit!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mirëpret zhvillimet e fundit diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke i cilësuar si “përparim drejt një marrëveshjeje” që mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në një reagim në rrjetin social X, Starmer thekson se është “jetike” që Irani të mos lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike.

Ai shton se një marrëveshje e mundshme duhet të sjellë përfundimin e konfliktit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke garantuar “liri të pakushtëzuar e të pakufizuar të lundrimit”.

Ne duhet të shohim një marrëveshje që i jep fund konfliktit dhe rihap Ngushticën e Hormuzit.

Starmer i referohet një prej rrugëve më strategjike të transportit të naftës në botë.

Kryeministri britanik thekson gjithashtu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë gjithçka për të mbrojtur qytetarët e saj nga ndikimi i konfliktit e do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të arritur zgjidhje afatgjatë diplomatike.