Qeveria britanike pritet të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët në Angli, pas shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e kafeinës dhe sheqerit të tepërt te shëndeti i tyre. Ekspertët e lidhin konsumimin e tyre me një seri problemesh shëndetësore te të rinjtë, përfshi dhimbjet e kokës dhe të stomakut, sikurse edhe hiperaktiviteti apo pagjumësia. Konsultat për mënyrën sesi do të implementohet ndalimi i propozuar do të zbulohen sot.