Showbiz

Britney Spears i rikthehet normalitetit, këngëtarja shijon pushimet me të dashurin

Këngëtarja e famshme Britney Spears nuk po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj. Fillimisht ajo u përball me sëmundjen e babait të saj një problem që e bëri të binte në depresion e më pas të shtrohej në psikiatri.

Së fundmi ylli i muzikës pop ka patur shumë mosmarrëveshje me ish-menaxherin e saj i cili mendohet se ka kërcënuar Britney gjithashtu dhe familjen e saj.

Mes kaosit 37-vjeçarja ka vendosur që të marrë pak kohë pushim nga gjithçka duke shkuar me pushime me të dashurin e saj Sam Asghari.

Dyshja janë fotografuar ditën e kaluar teksa po qëndronin me njëri-tjetrin në një jaht në Miami duke u argëtuar e duke krijuar skenën e “Titanikut”.