Showbiz

Britney Spears ndan dietat e saj me ndjekësit

Këngëtarja e famshme Britney Spears kohët e fundit ka qenë shumë e hapur për problemet e saj shëndetësore dhe mendore.

Vetëm pak javë më parë ajo u shtrua në një qendër rehabilitimi pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë. Ajo u ka treguar të vërtetën ndjekësve të saj për problemet e saj dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë.

Ditën e kaluar me anë të disa video-ve të postuara në rrjetin social Snapchat ajo u ka dhënë fansave disa këshilla rreth dietës së saj të re që lufton problemet me shikimin, stresin, azmën dhe dhimbjet e kokës.

37-vjeçarja shpjegoi se kjo dietë (që gjendet në foton e mëposhtme) e ka ndihmuar shumë dhe i ka rikthyer energjinë e dikurshme.