Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç iu lut Bashkësisë Ndërkombëtare të mos “testojë” durimin e Serbisë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të pa përgjegjshëm, të pa-parashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura. Deklarata e kryeministes serbe bëhet menjëherë pasi Presidenti Aleksandër Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.