Armando Broja po çudit Anglinë. Talenti kuqezi realizoi një supergol kundër Crystal Palace, në sfidën e vlefshme për javën e 17 të Premier League.
Ishte minuta e ’36 kur sulmuesi i talentuar goditi nga jashtë zone duke mposhtur portierin vendas dhe duke i sjell avantazhin e përkohshëm Sauthemptonit.
Megjithatë, skuadra e tij për fat të keq nuk e ruajti dot avantazhin duke marre vetëm një barazim 2 me 2 në transfertë.
Broja luajti 70 minuta duke lënë sërish një tjetër shenjë të madhe. Për djaloshin shqiptare ky ishte goli i 4 në Premier League.
https://twitter.com/i/status/1471283017964560387
Mesjava ishte fantastike edhe për disa lojtarë të tjerë shqiptarë në Evropë.
Pas supergolit të Armando Brojës ndaj Crystal Palace, edhe të tjerë e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Sadiku shënoi në humnbje 3-1 të Las Palmas ndaj Valladolit duke u eliminuar nga Copa Del Rey.
Në Itali Bajrami realizoi në fitoren 3-4 në transfertë ndaj Veronës duke u kualifikuar në Kupën e Italisë.
Ndërkohë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Dejvi Bregu i cili realizoi në barazimin 1-1 ndaj Samsunspor.