Rajoni

Bruksel, dështon dialogu Thaçi-Vuçiç

Dështon dialogu Kosovë-Serbi,  Aleksandër Vuçiç refuzoi të takohet me Hashim Thaçin sot në Bruksel, pavarësisht pranisë së tyre në kryeqendrën europiane. Pala serbe akuzon Prishtinën se nuk lejoi Vuçiçin të vizitojë Liqenin e Ujmanit dhe se ndaj vajzës 16-vjeçe të Presidentit të Serbisë janë adresuar ofendime. Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli tha se u lejua vizita në Kosovë e Vuçiçit e planifikuar për më 8 e 9 Shtator, por se pjesën e ndalesës në Ujman duhet ta argumentonte pasi në atë zonë nuk ka as banorë. Për këtë arsye nuk iu dha leje të vizitonte Ujmanin, liqen që gjendet në territorin e Kosovës, por kalon edhe në Serbi.