Bota

Bruksel, zbulohen rekomandimet e politikave të vendosura për Shqipërinë

Sot në Bruksel u zhvillua Dialogu Ekonomik dhe Financiar vjetor me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia ranë dakord të thellojnë reformat ekonomike e të nxisin konkurrencën. Rekomandimet e politikave të vendosura për Shqipërinë përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, zhvillimin e politikës monetare kundër inflacionit dhe zbatimin e masave për zgjidhjen e kredive me probleme.