Bota

Burrit i ra të fikët në Zyrën Ovale, përpara Trump-it/Eshtë mirë! (Video)

Përfaqësuesit të një kompanie i ra të fikët gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Papritur u rrëzua dhe u ndihmua nga të pranishmit. Stafi i Shtëpisë së Bardhë largoi gazetarët, duke ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë audio dhe video.

Zëdhënësja e presidentit, Karoline Leavitt njoftoi se stafi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë “ndërhyri menjëherë”, duke specifikuar se personi në fjalë “është mirë”.

Gjithçka ndodhi teksa Trump po njoftonte se kompanitë farmaceutike Eli Lilly e Novo Nordisk do të ofronin çmime të zbritura për ilaçet e tyre, për humbje peshe.