Forcat amerikane i kanë shtuar sulmet ndaj shënjestrave në Iran, duke goditur ura kyçe, linja hekurudhore dhe një aeroport, gjë që ka nxitur kundërpërgjigje nga Teherani. Por, Shtëpia e Bardhë ngul këmbë se bisedimet për paqe po vazhdojnë dhe se diplomacia mbetet mundësi e arritshme.
Forcat amerikane filluan një valë të re sulmesh kundër Iranit për natën e gjashtë radhazi, me qëllim dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake iraniane, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM).
Mëngjesin e sotëm, CENTCOM njoftoi se misioni ishte kryer “me sukses” dhe se ishin goditur “dhjetëra” shënjestra ushtarake në Iran.
Forcat amerikane, përfshirë avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake, përdorën municione precize për të goditur dhjetëra shënjestra ushtarake iraniane, si pozicione të mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, infrastrukturë logjistike ushtarake dhe kapacitete detare, thuhet në deklaratë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha:
Arsyeja e sulmeve të ditëve të fundit është se Irani shkeli memorandumin e mirëkuptimit që kishim arritur.