Auto & Moto

Cadillac po tërheq blerës të rinj për makinat elektrike!

Pas një periudhe të vështirë për të gjetur identitetin e vet, Cadillac ka rifituar energji duke u përqendruar fuqishëm te makinat elektrike. Tani, marka ofron katër SUV-e plotësisht elektrike; Lyriq, Vistiq, Optiq dhe Escalade IQ si dhe sedanin ultra luksoz Celestiq. Raportet tregojnë se 8 nga 10 blerës të këtyre makinave janë të rinj për markën dhe shumë ish-pronarë të Tesla-s po kalojnë te Cadillac.

Kjo kryesisht po vlerësohet për shkak të “polemikave” me CEO-n, Elon Musk. Makinat elektrike të Cadillac, si Lyriq dhe Vistiq, janë me çmime konkurruese dhe ofrojnë veçori luksi që tërheqin blerës që kërkojnë alternativa. Edhe pse Escalade me motor me benzinë mbetet më e shitur, linja elektrike po fiton terren në një treg sfidues luksi.

Ndërkaq, një firmë ikonë e makinave ka ndërprerë prodhimin e një modeli “luksoz” pas gjashtë vjetësh. Cadillac, që është në pronësi të General Motors, do t’i thotë lamtumirë një prej SUV-ve të saj më të njohura. Cadillac konfirmoi se prodhimi i XT6 do të përfundojë në uzinën e Spring Hill në Tennessee deri në fund të vitit. Cadillac i GM tha në një deklaratë për Reuters: “Cadillac ka prezantuar gjashtë produkte të reja në më pak se një vit që përfaqësojnë të ardhmen e markës”.

Marka Cadillac tashmë ka punuar në prodhimin e një flote të re automjetesh elektrike. Por këta motorë të rinj thuhet se nuk do të jenë zëvendësues i drejtpërdrejtë për automjetet e vjetra. Së fundmi janë publikuar disa foto të Cadillac Escalade IQL. Është një nga automjetet më të gjata të prodhimit ndonjëherë, duke tejkaluar Escalade ESV me 3.8 centimetra. Është gjithashtu më i gjatë se një Jeep Grand Wagoneer L, një Chevrolet Suburban, ose një Lincoln Navigator L.