DJ dhe producenti i famshëm skocez, Calvin Harris, ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me bashkëshorten Vick Hope. Çifti u bë prindër të një djali të quajtur Micah, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit në rrjetet sociale.
Harris, 41 vjeç, publikoi disa foto të ëmbla në Instagram, ku në njërën prej tyre shihet duke mbajtur djalin në krah, i ulur në një divan nën rrezet e diellit.

Screenshot
Në një tjetër imazh, ai dhe Vick Hope shfaqen duke përjetuar momentin emocionues të takimit të parë me Micah, gjatë një lindjeje në ujë në shtëpi.
20 korrik, djali ynë erdhi në jetë. Micah është këtu! Gruaja ime është një superheroinë dhe jam i mahnitur nga mençuria e saj e lashtë. Thjesht kaq mirënjohës. Të duam shumë, Micah
-shkroi Harris në mbishkrimin e postimit.
Lajmi i lindjes ka sjellë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e çiftit, duke e kthyer momentin në një nga më të veçantët në jetën e artistit.